Kombetarja

Panuçi: Respekt për Turqinë, por nuk e kemi frikë

Në konferencën e zakonshme në prag të ndeshjes me Turqinë, trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi është shprehur shumë i sigurt në cilësitë e skuadrës kuqezi dhe në shanset që nga kjo ndeshje të dalë me një rezultat pozitiv. Tekniku italian tha se Turqia është një ekip me shumë kualitet, por se ai është duke punuar këto ditë me ekipin që të hyjë në fushën e lojës me vetëbesim dhe dëshirën për të dalë me tre pikë nga kjo përballje.

“Djemtë kanë punuar mirë dhe kemi një ambient pozitiv. Për sa i përket sulmuesve turq, mendoj se ne kemi mbrojtës të mirë që luajnë në kampionate të forta si në Serinë A dhe duhet të bëjnë një ndeshje të mirë dhe duhet të frenojnë lojtarët më të mirë të Turqisë, si Çalhanoglu apo të tjerë. Do të ndeshemi me një skuadër të fortë, por ne i kemi cilësitë tona dhe do të kërkojmë të bëjmë mirë. Ne herën e fundit që luajtëm me Turqinë fituam dhe e dimë që na pret një ndeshje e delikate. I respektojmë, por duam t’ia dalim dhe nuk i kemi frikë. Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.”- tha trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi.

Kur u pyet për ndeshjen e fundit me Turqinë, që Shqipëria e fitoi, Panuçi tha se kjo përballje në “Loro Boriçi” do të jetë komplet ndryshe, pasi nuk bëhet fjalë për miqësore, por për një sfidë eliminatore për europian. “Është plotësisht ndryshe sepse është një ndeshje ndryshe sepse flasim për një ndeshje eliminatore. Por ne kemi kohë që flasim për faktin se kush jemi ne si ekip dhe ku mund të shkojmë. Gjithmonë e them që nëse do të mendojmë se jemi më të fortë do të fitojmë, nëse fitojnë ata do të shkojmë në shtëpinë tonë dhe do iu japim dorën. Atmosfera në grup më duket shumë pozitive sepse djemtë kanë punuar mirë dhe kanë cilësi dhe ne duhet të bëjmë gjërat që kemi bërë në stërvitje. Kemi cilësi për të fituar, ashtu siç në fakt edhe Turqia ka shanset e saj, por unë kam besim te skuadra ime.”- u shpreh Panuçi.

Për çështjen e renditjes në grup, Panuçi u shpreh se gara do të jetë me Turqinë dhe Islandën, pasi Franca është në një tjetër nivel. “Turqia është e vazos së tretë dhe ne të katrës. Kështu thotë të paktën FIFA. Unë mendoj se ne mund të bëjmë diçka më shumë nëse ia dalim që të japim më të mirën tonë. Nations League na tregoi se ne mund të bëjmë diçka më shumë dhe nëse e bëjmë mund t’ia dalim. Skuadra është e konsoliduar, por ka shumë rrugë për të bërë. Kjo skuadër mund të shpërthejë kurdo dhe të bëjë gjëra të mëdha. Unë mendoj se jemi mes, por kemi vlera të rëndësishme dhe mendoj se lojtarët duhet të jenë të bindur për cilësitë tona. Kundërshtarët tanë janë Turqia dhe Islanda, pasi Francën është më mirë ta lënë aty ku është e vetme."

Për çështjen Lenjani, tekniku italian ishte shumë i prerë dhe nuk e kurseu ironinë për mbrojtësin që pak ditë më parë deklaroi se nuk do të vij më në kombëtare sa të jetë ai trajner. "Për sa i përket Lenjanit, ai ka qenë i thirrur në 6 grumbullime nga 9. Unë mendoj se ai nuk ka treguar mungesë për Panuçin apo Dukën, për vendin e tij. Por të komentoj ato që një futbollist shkruan në Facebook me duket për të qeshur dhe mund të them që mund t’ia plotësoj dëshirën. Për s ai përket Xhakës, ai me mua ka qenë gjithmonë shumë profesionist. E fundit gjë që unë dua është që të kem probleme me lojtarët. Unë mendoj se me mua lojtarët janë shumë korrekt ashtu siç janë edhe në klubet e tyre."

Në fund Panuçi komentoi edhe mungesat që ka ekipi turk në këtë përballje. "Për sa i përket futbollit turk, është një çështje shumë e gjerë, por mendoj se është një ekip me kualitet dhe kështu që sigurisht ne do ta kemi shumë të vështirë. Under është një lojtarë shumë i mirë sidomos në luftën një për një dhe do jetë një mungesë e rëndësishme. Por unë mendoj se mund ta zëvendësojnë edhe lojtarë të tjerë turq, po ashtu shumë të mirë.
Për çështjen Lenjani, tekniku italian ishte shumë i prerë dhe nuk e kurseu ironinë për mbrojtësin që pak ditë më parë deklaroi se nuk do të vij më në kombëtare sa të jetë ai trajner.

Vlen të përmendet se para se të fillonte konferenca, tekniku italian ka ndaluar pyetjet në lidhje me portierin e dënuar Thomas Strakosha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë