Kombetarja

Panuçi për përvojën në Shqipëri: Nuk kishim të njëjta ide!

Gjatë një interviste për prestigjiozen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka folur edhe për aventurën e tij kuqezi. Ai është munduar të justifikohet për largimin nga stoli i Shqipërisë se disa lojtarë nuk aktivizoheshin me klubet e tyre dhe se e kishte të pamundur të implementonte idetë e tij për futbollin në ekip.

“Kisha disa lojtarë, të cilët luanin pak me ekipet e tyre. Kohët e fundit u bë gjithçka shumë e lodhshme. Nuk kishim të njëjta ide për futbollin, e kisha shumë të vështirë të përcillja idetë e mia në ekip, të praktikoja futbollin që doja” - ka thënë trajneri italian, i cili gjithsesi nuk harruar të vlerësojë periudhën që ka kaluar në krye të Shqipërisë: “Nuk kam asnjë peng. E kam thënë gjithmonë se ishte një përvojë fantastike dhe e falënderoj gjithmonë Shqipërinë”, - ka theksuar Panuçi.

Kristian Panuçi

Italiani u largua pas humbjes me Turqinë në ndeshjen e parë kualifikuese të euro 2020. Në Andorrë Kombëtarja u drejtua nga dyshja Bulku-Mema, ndërkohë që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është në bisedime të vazhdueshme për trajnerin e ri të kuqezinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë