Kombetarja

Panuçi s’dorëzohet, kërkon 100 mijë euro nga Nishani

Padia e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi, për ish-presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, vetëm pak muaj më parë habiti të gjithë opinionin publik shqiptar. Tekniku Italian kërkonte nga ish-numri një i vendit një i vendit një shumë prej 100 mijë eurosh si dëmshpërblim për dëmin moral që atij i ishte shkaktuar nga nja postim në rrjetet sociale, ku Nishani e ofendonte dhe e bënte fajtor për rezultatet e ekipit kombëtar nw vitin e fundit.

Por padia e tij u kthye nga Gjykata e Tiranës për shkak të mangësive në plotësimin e dokumentacionit. Gjyqtarja Anila Karanxha, e ngarkuar për këtë çështje, kishte evidentuar probleme në formulimin e padisë së depozituar në Gjykatë dhe i dha kohë për të riformuluar kërkesën e tij ose të tërhiqej.

Kjo pretencë e Gjykatës së Tiranës u mendua se do të sillte edhe tërheqjen e teknikut italian, por në fakt ka ndodhur e kundërta. Gjatë ditës së sotme është mësuar se Kristian
Panuçi nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për dëmshpërblim me 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.

Ndërkohë disa ditë më parë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Trajneri Panuçi foli me diplomaci për këtë çështje, duke thënë se njerëzit duhet të kenë respekt për punën e të tjerëve. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të evoluojë kjo çështje që premton të jetë interesante, teksa mund të kemi për herë të parë përballjen në gjykatë të trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit me një ish-president.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë