Kombetarja

Panuçi i vendosur: Me Skocinë fitore me çdo kusht

Në konferencën e zakonshme para ndeshjes trajneri i kombëtares Kristian Panuçi ka dalë në krahë të kapitenit Mërgim Mavraj. Nga qyteti i Shkodrës, ku mbrëmjen e së shtunë do të luhet sfida e fundit e Uefa Nations League, tekniku italian ka kërkuar fitoren me çdo kusht përballë Skocisë.

“Duhet të shënojmë, është e qartë. Në Izrael krijuam raste, por nuk shënuam. Do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim. Personalisht kam menduar diçka, sepse duhet absolutisht ta fitojmë. Duhet të fitojmë me çdo kusht. Kërkoj vetëm ekuilibër nga skuadra. Nuk është detyra e kapitenit.”- tha Panuçi.
Sa i përket situatës së dëmtimeve, Panuçi tha se pret lajme të mira nga lojtarët që kanë pasur probleme këto ditë. Për Grezdën dhe Ndoj, dy pikëpyetjet më të mëdha për formacionin, Panuçi tha se shpreson që zgjedhjet e tij për të luajtur që nga minuta e parë në “Loro Boriçi” të bëjnë mirë.

“Eshtë mirë, edhe pse është stërvitur veçmas. Donte të stërvitet, por nuk e lashë. Sa i përket Emanuele Ndoj, nuk do të jetë në dispozicion. Formacionin do ta shihni nesër, duke shpresuar që të mos gabojmë.”- u shpreh trajneri kuqezi.
Aludimeve për presion nga presidenti i Federatës, Panuçi u shpreh se ato ekzistojnë vetëm në faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve.
Presidenti Duka iu ka vënë presion duke thënë se do të bëhet bilanci pas këtyre dy ndeshjeve.

“Nuk e tha Duka, por gazeta. Jo, nuk jam në presion, edhe pse gazetat shkruajnë që jam. Për të fituar duhet vetëm një gol më shumë, kaq.”- u përgjigj shkurt italiani.
Edhe në këtë konferencë, Panuçi i ka mëshuar idesë së tij se lojtarët e kombëtares kuqezi kanë mungesë të theksuar komunikimi mes tyre në fushën e lojës.

“Eshtë e vërtetë që skuadra nuk komunikon shumë në fushë, ndaj duhet të përmirësohet. Nëse e bën, do të jetë më mirë për ne. Pres që djemtë të flasin më shumë dhe të ndihmohen më shumë, pasi kjo ka tepër rëndësi, edhe në lidhje me rezultatin.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë