Kombetarja

Panuçi e la jashtë liste, Ermir Lenjani shkëlqen në Zvicër me dy gola

Ermir Lenjani spektakolar në Zvicër. Futbollisti shqiptar i Sionit ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së tij në fushën e Thunit. Ai shënoi dy golat e fitores që në pjesën e parë të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 1-2. Ishte jë fitore e rëndësishme për skuadrën e Lenjanit, që mban vendin e katërt në kampionatin zviceran. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Sionin, që ndodhet në zonën europiane, ndërsa Lenjani konfirmohet si një nga lojtarët më në formë të këtij ekipi.

Vlen të veçohet goli i parë i mëngjarashit kuqezi, i cili gjuajti fuqishëm nga jashtë zonës dhe tundi rrjetën e portës kundërshtare. Lenjani dyfishoi shifrat për Sionin në minutën e 33-të, duke devijuar saktë një top në zonën kundërshtare. Ai u zëvendësua në minutën e 77-të, por ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes me dy golat e shënuar. Te Sioni luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Burim Kukeli, i cili qëndroi në stol në këtë ndeshje.

Ermi Lenjani feston në mënyrën e vet një nga golat ndaj Thunit

Trajneri i Sionit, Murat Jakin, e ka aktivizuar Lenjanin si sulmuës të krahut të majtë, pozicion që ai e ka bërë shpesh edhe në Kombëtaren e Shqipërisë, madje ka shënuar edhe disa gola të rëndësishëm. Ish-trajneri i kuqezinive, Kristian Panuci, nuk e grumbulloi Lenjanin për ndeshjet me Turqinë dhe Andorrën, duke sjellë reagimin e lojtarit, i cili deklaroi publiksiht se nuk do të vinte në Kombëtare për sa kohë do të ishte italiani në stol. Por nuk i duhet të presë shumë, sepse Panuçi tashmë është larguar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë