Kombetarja

Lista “Panucci” e Kombëtares, dy prurje të reja, rikthehen veteranët

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri i kombëtares kuqezi, Christian Panucci ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Lista e Panuccit për këto dy ndeshje të shtatorit ka pasur disa ndryshime nga ndeshja e herës së fundit për shkak edhe të dëmtimeve, por edhe minutave të pakta që kanë pasur në këmbë futbollistët shqiptarë në këto javë të para të fillimit të kampionateve.

Prurjet e reja në këtë grumbullim të Panuccit janë dy, mbrojtësit Enea Mihaj dhe Besir Demiri. Sakaq tekniku italian ka rikthyer në kombëtare edhe tre veteranë, Jahmir Hykën Migjen, Bashën dhe kapitenin Ansi Agolli. Sakaq në kombëtare është rikthyer edhe Taulant Xhaka, pasi u rikuperua nga dëmtimi që e mbajti larg për disa muaj larg fushave.

Në listën e bërë publike nga Panucci bie në sy që i vetmi lojtar i thirrur nga kampionati shqiptar është portieri i Partizanit, Alban Hoxha.

Lista e plotë e kombëtares me 25 futbollistët e thirrur:

Duke folur për këtë grumbullim dhe për ndeshjet që e presin përpara, Panucci deklaroi se nëse nuk do të kishim mungesa do të ishim një skuadër shumë e fortë. Jemi një skuadër e mirë nëse do të jemi gjithmonë të plotë. Kam thirrur një skuadër më eksperte. Ka disa lojtar që luajnë pak, ose nuk luajnë aspak. Nëse jemi të bashkuar mund të bëjmë shumë gjëra të mira,” – u shpreh tekniku italian që drejton kombëtaren kuqezi.

Ndërkohë për sa i përket dy ndeshjeve të radhës, Panucci deklaroi se tashmë fillon historia e vërtetë e kombëtares shqiptare për t’u kualifikuar në europianin e vitit 2020. Ai tha se tashmë kanë marrë fund të gjitha eksperimentet që ai ka bërë në 12 muajt e fundit.

“Kemi bërë një analizë të plotë me presidentin. Nuk dua të fshihem. Më vjen keq për disa që nuk i kanë kuptuar arsyet. Tani nis historia e re e ekipit kombëtar”, mbylli prononcimin e tij Panucci.

Shqipëria do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme me Izarelin në “Elbasan Arena” më datë 7 shtator dhe në transfertë me Skocinë më 10 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë