Komunitet

Pandemia rriti fatalitetet edhe për 3 mujorin e parë të këtij viti

Të dhënat e fundit nga INSTAT kanë treguar se përgjatë 3 mujorit të parë ka pasur një rënie të numrit të lindjeve. Ka pasur 6.006 lindje, duke shënuar një rënie me 5,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2020.  Ndërsa e kundërta ka ndodhur për numrin e vdekjeve. Duke krahasuar të dy periudhat për dy vite të ndryshme, numri i vdekjeve për tremujorin e parë të këtij viti rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8 %, krahasuar me tremujorin e parë të vitit të shtuar.

Të dhënat tregojnë se Kukësi është qarku i vetmn në vend që ka shënuar shtesë natyrore pozitive të popullatës. Shtesa natyrore e popullsisë, pra diferenca midis lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2021, pësoi një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, nga 153 në -3.651 në 2021.

Numri i lindjeve në qarkun e Kukësit ka tejkaluar me 10 numrin e vdekjeve, ndërsa ai më i vogël regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku vdekjet tejkalojnë me 681 numrin e lindjeve.

Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve është shënuar në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 113 lindje.  Për sa i përket vdekjeve, në tremujorin e parë 2021 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 168fatalitete, ndërsa ai më i madh në qarkun e Tiranës, me 2.701 humbje jete. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë