Sociale

Pandemia në Kosovë, një i vdekur dhe 130 raste të reja

Këtë të martë, Kosova ka shënuar një viktimë nga koronavirusi, duke arritur një total prej 657 humbje jetësh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 818 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 130 persona.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 17,139, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 1695.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 pacientë, për një total prej 14787 pacientësh të shëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë