Sociale

Pandemia largoi bashkitë nga qytetarët

Organizata lokale të shoqërisë civile ngrenë shqetësimin se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe kufizimi i lëvizjeve për qytetarët ka shtuar edhe më tej hendekun e komunikimit mes bashkive dhe institucioneve të tyre me banorët.

“Pavarësisht krizës, drejtuesit e institucioneve të qeverisjes vendore, në përmbushje të kompetencave të tyre, duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për të funksionuar me transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, edhe si domosdoshmëri e respektimit të kuadrit ligjor në fuqi që garanton pjesëmarrjen e publikut në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore”, thuhet në deklaratë.

Në këtë komunikim, të firmosur nga më shumë se 20 shoqata e organizatave vendore e kombëtare i lihen pesë porosi bashkive të vendit.

“Të garantojnë procese transparente vendimmarrëse, të garantojnë përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse, të garantojnë transparencë në procesin e menaxhimit të krizës Covid-19 në nivel vendor, të garantojnë aksesin dhe përfshirjen e qytetarëve në diskutimet mbi buxhetet vendore, të ndjekin me përparësi ligjin për të drejtën e informimit dhe të garantojnë aksesin efektiv të qytetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile në proceset e debatimit të çështjeve dhe marrjes së vendimeve nga Këshillat Bashkiakë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shoqëria civile shpreh gatishmërinë që të ndihmojë përmes përvojës dhe burimeve të veta materiale e njerëzore në lehtësimin e krizës.

Organizata, grupime informale dhe individë, aktivë në nivelin vendor dhe me komunitetet firmëtarë të deklaratës:

Qendra Konsumatori Shqiptar (Durrës); ABC Tirana Club (Tiranë); "Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit" (Ksamil): Grupi ATA (Kamëz); ''Nisma e Luleve'' (Sarandë); Agritra Vizion (Dibër); Qëndresa Qytetare (Tiranë); Qendra STEPS (Tiranë); Together Foundation (Tiranë); Livia Kreko (Durrës); Për ju nëna dhe fëmijë (Kukës); Qendra Agenda (Tiranë); Instituti per Studimet Publike & Ligjore (Tiranë); Xhenis Kryekurti (Tiranë) Neë Bridges (Berat); Europartners Development, Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome (Elbasan); Grupimi TAMAM Albania (Vorë); Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore (Tiranë), Raxhi Rakipi (Elbasan); Klubi Social Rinor (Shkodër), Behar Dema (Maqellarë); Qendra Durrësi Aktiv (Durrës); Partnerë për Fëmijë (Kukës) Citizens Channel (Tiranë); Grupimi Bicycle (Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë