Shendet

Pandemia dhe vaksinat, si po reagon bota? Piku i infeksioneve në Amerikën e Jugut

Më pak se 2% e afrikanëve, krahasuar me 70% të londinezëve, kanë marrë një dozë të vaksinës: dy hartat e përhapjes së Covid-19 në një vit e gjysmë që nga fillimi - harta e shpërthimeve dhe një hamendësuese e të vaksinuarve - gjurmojnë gjeografinë shekullore të pabarazive.

Ndërsa vendet e pasura janë duke u rihapur, në një moment të mirë në fushatat e vaksinimit që janë duke u zhvilluar, shumica e të tjerëve janë ende në mes të majave vdekjeprurëse të pandemisë. Kështu pra, vijojnë fatalitetet në Argjentinë dhe Uruguaj, në Kongo dhe Uganda dhe në vendet e Gjirit.

Covax

Për shkak të mungesës së fondeve, programi Covax i Kombeve të Bashkuara po vijon luftën, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndajnë shumicën e 25 milionë dozave që planifikojnë të dhurojnë në ditët në vijim.

Sikundër Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një ditë më parë: deri në korrik, në disa raste, SHBA-të do të dhurojnë 80 milionë doza.

Udhëheqësve të G7 të mbledhur në Londër, u ka mbërritur një apel i nënshkruar nga 230 homologë nga pjesa tjetër e botës, nga Ban-Ki Moon te Gordon Brown, duke u kërkuar atyre të paktën dy të tretat e 66 milionë dollarëve të nevojshëm për të vaksinuar më të varfrit.

Evropa dhe Amerika

Fushatat e vaksinimit në të gjithë Evropën, filluan pas javëve të para të ngadalësimit; në Union, administrohen 0.73 doza në ditë për çdo 100 banorë, më shumë se dyfishi i asaj në Shtetet e Bashkuara, të cilat, kishin nisur më herët.

As në Shtetet e Bashkuara, as në Evropë (as në Kanada, të cilat në kohën e lidhjes së kontratave me kompanitë farmaceutike kishin siguruar një numër dozash trefishi i nevojave të popullsisë), nuk ka më shumë se një problem furnizimi të vaksinave.

Vende të rezistencës - si Rumania ose disa zona rurale të Shteteve të Bashkuara - janë një problem më shumë për shkak të hezitimit të vaksinimit. Një studim mbi 33 vende, i kryer nga revista akademike “Vaccines”, tregon se midis vendeve me një shkallë më të ulët besimi për vaksinat, përfshihen edhe ato perëndimore.

Në fund të renditjes, janë Rusia (vetëm 55% e të anketuarve thonë se janë "të sigurt për vaksinat"), Polonia (56%), por edhe Shtetet e Bashkuara dhe Franca (57% dhe 59%). Malajzia, Indonezia dhe Kina, nga ana tjetër, kanë normat më të larta të besimit (mbi 90%).

Amerika Jugore

Ndërsa Amerika e Veriut po ngjitet në majë, kurba e Amerikës së Jugut nuk po përmirësohet. Varfëria, pak vaksina, mungesa e parashikimit politik dhe strukturat e dobëta shëndetësore: kështu që në pesë muajt e fundit, vdekjet në kontinentin amerikano-latin janë dyfishuar.

Nëse shikoni infeksionet ditore për milion njerëz, “flamuri i zi” shkon në Uruguaj, me 1,212 raste ditore për milion banorë, ndjekur nga Kolumbia me një rritje prej 28% gjatë javëve të fundit.

Qeveria peruane, në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, duhej të rishikonte numrin e të vdekurve në masë: u mendua që 68,000 vdekje kishin ndodhur deri më 22 maj, por në fakt janë 180,764.

OBSH raporton gjithashtu se Argjentina ka pasur më shumë se 3.5 milionë raste që nga fillimi i pandemisë dhe kohët e fundit ka më shumë se 30,000 infeksione të reja në ditë. Infeksionet u dyfishuan në Panama, Belize dhe El Salvador në javët e fundit. Sa i takon vaksinave, gjendja nuk është aq ë mirë.

Sipas “Paho”-s, Divizioni Panamerikan i OBSH-së, vetëm 3% e amerikano-latinëve janë vaksinuar. Por shpresat janë të mëdha: 2 milionë doza pritet që të mbërrijnë drejt Perusë, Paraguait, Guatemalës dhe Kolumbisë. Në paketën e premtuar nga SHBA-të, rreth 6 milionë doza do të shkojnë në Amerikën Qendrore dhe Jugore, duke përjashtuar Venezuelën, e cila tashmë është testuar rëndë nga kriza ekonomike dhe politike.

Në Brazil (i cili ende regjistron 292.91 raste ditore për milion banorë dhe që mbetet një nga vendet më të prekura në botë), mbeten dyshimet për punën e qeverisë Bolsonaro, e akuzuar për vonesën e blerjes së vaksinave.

Sipas informacionit zyrtar, deri më tani, 45 milionë brazilianë kanë marrë dozën e parë dhe 20.7 milionë të dytën, nga 211 milionë banorë.

Azia dhe vendet e Gjirit

Nëse "cunami" që përfshiu Indinë është dobësuar, situata në vendet fqinje mbetet kritike. Bangladeshi dhe Sri Lanka janë në valën e plotë të tretë dhe Maldivet janë bërë vendi i dytë në botë për raste të reja ditore në lidhje me popullsinë (1,091,5 për milion banorë), pas Uruguajit.

Nga Vietnami, ku rastet janë gjithashtu në rritje, vjen varianti më i fundit, shqetësues i identifikuar i Covid-19, në të vërtetë një mutacion i atij indian, i riemëruar “Delta”, i cili është 40% më i transmetueshëm, sipas qeverisë së Londrës dhe gjithashtu më rezistent tek vaksina “Pfizer”.

Alarm është dhënë gjithashtu edhe për rritjen e rasteve në Birmani, ku strukturat shëndetësore janë në kolaps pas grushtit të shtetit të shkurtit.

Ndërsa infeksionet rriten, shumë qeveri aziatike nuk janë në gjendje të garantojnë vaksinat masive: situata është ndërlikuar pas ndalimit indian të eksporteve.

Japonia dhe Koreja e Jugut po kandidojnë për mbulim, duke u përpjekur t'i japin një përshpejtim të fortë fushatave të tyre të vaksinimit.

Ai i Koresë së Jugut ka arritur vetëm kohët e fundit në Indi, ku 12% e njerëzve kanë marrë dozën e parë. Japonia, ku autoritetet gjithashtu konfirmojnë fillimin e Lojërave Olimpike në 23 korrik, është akoma më larg (8%).

Në vendet e tjera infeksionet po shpërthejnë pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë tashmë është imunizuar. Në Bahrein ka më shumë se 2,000 raste në ditë në javën e fundit, edhe pse 56% e banorëve morën dozën e parë dhe 47% gjithashtu të dytën.

Në Emiratet e Bashkuara numërohen po kaq të infektuar,  me mbi gjysmën e popullsisë të imunizuar me dozën e parë dhe mbi 40% plotësisht.

Me sa duket vaksina e përdorur, “Sinopharm” kinez, nuk stimuloi antitrupa të mjaftueshëm. Autoritetet morën masa duke prezantuar një dozë të tretë të “Pfizer-BioNTech”.

Rekordi i Afrikës

Situata në Afrikë mbetet shqetësuese, ku vetëm 2% e banorëve morën dozën e parë: virusi ka rifituar terren (+ 20% të rasteve në dy javët e fundit, me pikun në Kongo +149.5% dhe Uganda +131%), në kontinentin më pak të imunizuar në botë, që është kthyer në një tokë pjellore për përhapjen e varianteve, duke rrezikuar edhe sigurinë e vendeve të vaksinuara.

Përshtati në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë