Ekonomi

Pandemia/ Denaj: Skenari pesimist do të ishte dramatik për ekonominë

Kredia e parë sovrane mund të aktivizohet, nëse bizneset e kërkojnë

Ministrja e Financave Anila Denaj ka thënë sot (të mërkurën) gjatë mbledhjes së Komsionit Kuvendor për Ekonominë dhe Financat on-line se, nëse qeveria do të formalizonte skenarin më pesimist të binomit pandemi-buxhet, do të ishte dramatike për ekonominë shqiptare.

Përgjigjja e ministres Denaj erdhi pas pyetjes së deputetes Edlira Hyseni sepse nuk është parashikuar skenari më pessimist kur është hartuar buxheti 2021 dhe një paketë mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.

“Në grupet teknike bëjmë më shume se një skenar negativ dhe përllogarisim efektet në hapat për të sigrurar likuiditein në çdo kohë. Nuk i kemi formalizuar në diskutime sepse mendojmë që situata me njerëzit është nën kontroll në Shqipëri krahasuar me vendet europiane që pubyllen. Procedurialisht nuk mund të formalizojmë një skenar pa patur indikacione.”- u shpreh ministrja Denaj duke shtuar se “Unë uroj që ky skenar të mos formalizohej asnjëherë sepse për ekonominë tonë do të ishte dramatike. Por disa shpenzime do të ishte mirë të ngriheshin, që këto fonde të mos përdoreshin për të siguruar likuiditet që mandej me akte juridike  të marrim masa, ashtu si në pranverë të këtij viti”.

Denaj garantoi se gjendja e likuiditetit është nën kontroll.

Ajo bëri me dije se nuk do të ketë shtyrje të fiskalizimit, as të këmbimit të informacionit sepse “i kemi të gjitha mundësitë”.

Kurse për efektet në kontribute për rritjen e pagës minimale nga 1 janari janë 3 mld lekë.

Ministrja në lidhje me kreditimin u shpreh se nuk ka ndalur asnjëherë, por pavarësisht se kreditë sovrane nuk u shfrytëzuan plotësisht, ato e kanë ndihmuar shumë ekonominë dhe bzinesin.

“Kreditimi- gusht 2020 stoku total ishte  5,7% më I lart nga 2019. Në lekë 1,9 % rritje dhe në valutë 2,1% rritje krahasuar me vitin e kaluar. Kreditimi në ekonomi nuk është stopuar, pavarësisht se nuk janë ezauruar të gjitha, kanë dhënë ndihmë të madhe. Ne do të shtyjmë afatin e garancisë së dytë sa herë të ketë bzinesi nevojë. E para u përdor në masën 60%, aty është edhe mund ta çelim sërish sipas nevojave të biznesit. Por garancitë sovarne në vazhdim do të jenë të targetuara sipas sektorëve, psh për turizmin, eksportet etj”, tha Denaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë