Media Galeri

Pamjet më mahnitëse të peizazheve në botë

Fotografë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota janë ftuar të marrin pjesë në konkursin ndërkombëtar “Fotografitë e peizazhit të vitit 2020”.

Nga 3800 fotografë, fituesi ishte Kelvin Yuen nga Hong Kong i cili ka treguar se ka filluar të bëjë fotografi që kur ishte 18 vjeç dhe ra në dashuri me fotografinë dhe natyrën dhe ka kapur foto peizazhi për gjashtë vitet e fundit. Ai u bë një profesionist pas diplomimit në 2018.

Kelvin donte që paraqitja e tij të tregonte natyrën e Hong Kongut dhe fitimi i konkursit nuk ishte as një rastësi e as fat. Ai ka treguar se të fitojë këtë konkurs ka qenë synimi i tij për katër vitet e fundit.

Përveç fotografive të tij, ka pasur dhe shumë fotografi të tjera të mbarë botës që janë thjesht të mahnitshme dhe janë prova më e madhe që vërteton se sa e bukur është natyra dhe sa vende të bukura ka në botë.

Utah
Norvegji
Skoci
Amerikë
Zvicër
Islandë
Islandë
Utah

Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë