Ka ndodhur

Pallatit në Bulqizë i çahen muret nga tërmeti, policia i vendos shirita sigurie

Gazeta Si - Një pallat në Bulqizë është rrethuar me shirit nga policia, pasi ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti me magnitudë 4.7 ballë që ra mbrëmjen e së hënës.

Për shkak të çarjeve që ka pësuar, banorëve të këtij pallati u është kërkuar që të mos jetojnë më aty për shkak të rrezikshmërisë që paraqet.

Sipas informacioneve, pallati kishte pësuar dëmtime që në tërmetin e 26 nëntorit 2019, por goditet sizmike të dy ditëve më parë shkaktuan akoma më shumë dëme.

Në këto kushte, bazuar edhe në vlerësimin e ekspertëve, forcat e policisë kanë rrethuar pallatin e dëmtuar nga goditjet e tërmetit.

Pallati 5 katësh ne lagjen Bulqizë e Re të qytetit të Bulqizës ndodhet në një zonë me erozion të lartë.

Prej 2019-ës, pallati u shpall i pabanueshëm dhe 10 familjeve iu dha bonus qiraje me vlerë 15 mijë lek (të reja) në muaj. Pjesa më e madhe e familjeve kanë dalë, vetëm 3 kanë mbetur që nuk kanë pranuar të dalin.

Ndërkohë, tërmeti 4.7 ballë i shkallës Rihter u regjistrua mbrëmjen e së dielës dhe ishte me epiqendër në jugperndim të Klosit. Për pasojë 22 banesa në Klosë dhe dy në Durrës morën dëmtime.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë