Kosova

Pahor: Do dorëzoj kandidaturën në Bruksel për t’u bërë emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Nga Gazeta 'Si'-Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Pahor ka thënë se Sllovenia dhe ai kanë statusin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe po ashtu ka ide se si të ngjallet procesi i ngecur i dialogut.

“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai gjatë një interviste për RTV Slovenia.

Pahori synon që të zëvendësoje Mirosllav Lajçakun i cili nga shtatori do të marrë një post të ri si ambasador në Zvicër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë