Drejtësia

Paditë e Metës për Teatrin, Kushtetuesja i bashkon në një, në 3 mars seanca e parë

Gjykata Kushtetuese ka bashkuar në një të vetme dy paditë e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar dhe ka vendosur që më 3 mars të mbahet seanca e parë plenare.

Njëra i përket shfuqizimit të kalimit të pronësisë së Teatrit tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizimit të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në kërkesën e tij për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti kërkoi shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar tek Bashkia Tiranë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë mbajtur mbledhje në datën 8 shkurt 2021, ku kanë marrë në shqyrtim kërkesën dhe pezullimin e zbatimit të VKM-së dhe ka vendosur shqyrtimin e saj në seancë plenare.

Gjykata Kushtetuese la afat brenda datës 8 mars që të parashtrohen me shkrim argumentet shtesë për kërkesat e paraqitura, të cilat do t’u komunikohen edhe subjekteve të interesuar në këtë proces. Megjithatë, pritet që të dërgohen më parë pasi më 3 mars pritet të diskutohet në Kuvend në lidhje me këto çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë