Drejtësia

Padia për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët e shkarkuar nga Vettingu

Gazeta Si - SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj 7 ish-gjyqtarëve të njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare, me argumentin se s’ka vepër penale në ngarkim të tyre.

Bëhet fjalë për  Xhezair Zaganjorin, Tom Ndreca, Gani Dizdari, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Meraj dhe Aleksandër Muskaj.

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim të çështjes ndaj tyre, ndërsa vendimi do të shpallet më 7 korrik ora 14:00,

Gjyqtarët nën akuzë

Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë