Drejtësia

Padia ndaj Brunilda Bekteshit, SPAK refuzon nisjen e procedimit penal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka vendosur që të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi.

Komisionerja e vettingut u kallëzua në SPAK nga shoqata “Drejtësi për Drejtësinë”, ndërkohë që kjo padi nuk u mor parasysh.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu të organizuar në një shoqatë drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, ndërsa e akuzojnë atë për fshehje të të ardhurave.

Bekteshi, pavarësisht se ka marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve, u padit nga Shoqata “Drejtësi për Drejtësi” pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ndërsa nisën një fushatë shpifjesh nëpër rrjete sociale duke shkelur ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të sanksionuar me ligj.

Në fillim të tetorit, komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi, i shoqëruar nga shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, zhvilluan një takim me anëtarët e Komisionit të Vettingut, mes tyre edhe znj. Bekteshi, duke iu dhënë atyre mbështetje në misionin e tyre.

Edhe Ambasada Amerikane ka përshëndetur punën korrekte dhe profesionale të anëtareve të KPK-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë