Politike

Padia e PD në Kushtetuese për Butrintin, Ina Zhupa: Presidenti Begaj dhe KLSH e shpallin anti-kushtetues koncesionin  

Më 15 nëntor të vitit të kaluar 36 deputetë të opozitës depozituan në Gjykatën Kushtetuese një padi ku kërkonin pezullimin e menjëhershëm të ligjit të koncesionit të Butrintit, dhe shfuqizimin më pas si antikushtetues të atij koncesioni.

Ina Zhupa iniciatorë e kësaj nisme tha përmes një bashkëbisedimi me mediat se Gjykata Kushtetuese ka bërë mbledhjen e saj të parë duke  legjitimuar qoftë deputetët e PD si palë kërkuese, qoftë edhe si objekt kërkimi.

Ajo që Zhupa ndau si informacion të ri për mediat ishte fakti se qysh prej fillimit të janarit e deri me tash rezultojnë se janë tre institucione kushtetuese që kërkojnë shpalljen në kundërshtim me ligjin te koncesionit të Butrintit.  

“Konkretisht jemi ne deputetët si organ kushtetues, të cilët kemi paraqitur edhe kërkesën, edhe parashtrimet tona, të cilët kërkojmë shfuqizimin e koncesionit dhe nga ana tjetër është Presidenti i Republikës, i cili siç e ka paraqitur edhe në Kuvend me dekret edhe me arsyet e kthimit të këtij dekreti, e quan koncesionin anti-kushtetues.

Në këtë rast bëhemi dy palë. Risia dhe shtesa e këtyre parashtrimeve është edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një organ tjetër kushtetues i pavarur në parashtrimet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese mbështet plotësisht kërkesën e deputetëve të Opozitës dhe kërkon shfuqizimin e ligjit si një ligj anti-kushtetues.

Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit njehsohen duke thënë që koncesioni i Butrintit është anti-kushtetues”, tha Zhupa në bashkëbisedimin me median.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë