Sociale

Pacientët dalin me Covid-19, alarmohen mjekët në Shkodër dhe Krujë

Një qytetar nga Puka ka dalë me pozitiv me Covid-19 dhe kjo ka alarmuar mjekët e spitalit të Shkodrës, pasi ai ka qenë pacient i shtruar për mjekim. Mësohet se në analizën e parë të tamponit pacienti ka dalë negativ, ndërsa pas analizës me skaner ai ka rezultuar pozitiv me kronavirus.

Pas këtij rasti po i nënshtrohen analizave i gjithë personeli i spitalit, mjekë dhe infermierë që kanë pasur në mbikëqyrje këtë pacient. Zyrtarisht në Shkodër deri janë raportuar dy persona të infektuar me COVID -19.

Në Shkodër gjithashtu i preku nga koronavirusi është edhe një oficer i policisë gjyqësore. Ai u vetizolua menjëherë, ndërsa është dhënë urdhër që edhe prokurorët e qytetit të vetizolohen për 14 ditë.

Edhe i infektuari i parë në Krujë me koronavirus ka alarmuar mjekët e Urgjencës Shëndetësore të Fushë-Krujës. Shtetasi me incialet I.D, rreth 60 vjeç, i infektuar nga koronavirusi ishte paraqitur prej afro 10 ditësh në urgjencën e Qendrës Shëndetësore të Fushë-Krujës ku ka marrë mjekim me antibiotikë për gjendjen në të cilen gjendej. Të martën  i është bërë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19. Pritet që analizave dhe kryerjes së tamponit t’i nënshtrohet i gjithë stafi i Urgjencës së Qendrës Shëndetësore të Fushë-Krujës. Deri tani asnjë pjësetar i stafit të Urgjencës nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes, por nuk përjashtohet mundësia e infektimit të tyre.

Më Shumë