Shkencë

Pabarazia gjinore. Pse nuk kemi gra shkencëtare

Shprehja “Gratë janë vetëm për shtëpi”, prej kohësh nuk është në mentalitetin shoqëror, por mesa duket pabarazia gjinore në shkencë, ende nuk është larguar si fenomen. Sipas një studimi të fundit, numri i grave që ndjekin një universitet për shkencë është shumë i ulët. Të dhënat E marra nga 500 institucione shkencore në të gjithë botën, kanë treguar se edhe gratë që studiojnë shkencë, përfundojnë duke ndërruar profesionin e tyre dhe duke u bërë pedagoge.

Studimi tregon se problemi qëndron në faktin se arritjet shkencore kanë promovuar vetëm burrat në këtë profesion. Gjithashtu, u vërejt se shumë pak gra shkojnë në mbledhje shkencore apo të ndërmarrin një punë shkencore.

Foto Ilustruese

Të dhënat e botuara në revistën shkencore “Cell Stem Cell” janë mundësuar nga 541 universitete dhe institucione kërkimore, nga 38 vende të ndryshme të SHBA-së, Europës dhe Australisë. Gjetjet treguan se gratë largohen nga ky profesion për shkak të problemeve të ndryshme si, ngacmimet nga kolegët meshkuj, promovimi i pakët i aftësive shkencore që ato kanë dhe pagesa shumë herë më e ulët se kolegët meshkuj.
“Nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të inkurajuar gratë të ecin përpara në fushën e shkencës, sepse është ngritur një sistem për t’i përjashtuar ato,” u shpreh Jessica Wade pedagoge fizike në kolegjin Imperial, Londër.
Ajo shton se përmirësimi i pabarazisë gjinore në fushën e shkencës, duhet të ndërmerret nga institucionet qeveritare, të cilat do të mbështesin gratë për idetë e tyre shkencore, gjithashtu të veprojnë duke mbajtur hera herë raporte për situatat që ato hasin në punë dhe vlerësimi i tyre të jetë transparent.
Historia, ka treguar se gratë kanë dhënë kontribute të rëndësishme në shkencë , por vazhdimisht kanë qenë të nënvlerësuara dhe të pa promovuara.
Disa nga gratë më të rëndësishme të shkencës kanë qenë:
– Marie Curie. Ajo është shkencëtarja më e famshme e viteve 60, e cila ka zbuluar poloniumit dhe radiumit. Fitoi dy çmime Nobel, për Fizikën ne vitin 1903 dhe Kiminë në vitin 1911.
– Mileva Maric. Ajo ishte gruaja e pare e Einstein dhe thuhet se ka ndikuar shumë ne studimet e tij.
– Emmy Noether. Një nga matematikanet me te njohura te kohës. Lindi ne Gjermani ne vitin 1882. Emmy ishte gjeniu më i madh i matematikës, që kur shkolla e lartë për matematike u hap edhe për femrat.

Marie Curie

– Rosalind Franklin. Ajo zbuloi ADN-në, edhe pse ishin Watson e Crick dhe Wilkins, që morën çmimin nobel për shpikjen e ADN-së.
– Lise Meitner. Së bashku me Otto Hohn, njihen si zbulues të procesit të fuzionit nuklear dhe ndërsa Hahn për këtë fitoi Çmimin Nobel, Meitner u cilësua si “nëna e bombës atomike”.
– Hedy Lamarr. Ajo njihet si njeriu ë shpiku e Secret Communication System dhe ka qenë një ndër aktoret e para që bënë filma nudo./BBC/

 

Më Shumë