Kosova

Osmani takon Erdoganin në Turqi: Do të rrisim bashkëpunimin mes dy vendeve tona

Gazeta Si - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po kryen një vizitë zyrtare në Turqi, është takuar sot me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në takim ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në një postim të saj në rrejetet sociale, presidentja Osmani shkruan se do të vazhdojë puna nga afër me Turqinë me qëlimin që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Sot në Stamboll takova Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, - ka shkruar Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë