Kosova

Osmani mesazh BE-së: Askush s’mund të rinegociojë Kushtetutën e Kosovës

Presidentja në detyre e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë online me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, është shprehur Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë