Nga Gazeta ‘Si’– Nëpërmjet një video të shkurtër, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar dështimin deputetëve të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe rrjedhimisht dërgimin e vendit sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Me një fotografi të madhe të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, Osmani iu drejtua popullit duke deklaruar se tashmë ka ardhur momenti t’i thuhet mjaftë propagandës, urrejtjes, përçarjes dhe ndjelljes së frikës.
“Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm e vetëm dashuri. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. E aty ku ka propagandë e shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën”, tha ajo, duke ftuar popullin e Kosovës që t’i bashkohet siç tha ajo një misioni e cila ndjellë dashuri e jo urrejtje.
“Ju ftoj që të bashkoheni në këtë mision, rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, shtoi ajo.
Mbrëmë, sipas saj, Kosova ka përjetuar një natë të rëndë. Për herë të tretë brenda një harku kohor prej vetëm një viti e gjysmë, qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen sërish kutive të votimit.
Deri te shpërndarja e legjislaturës së X-të të Kuvendit të Kosovës erdhi si pasojë e dështimit të subjekteve politike për të gjetur një konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit brenda afateve kushtetuese, situatë kjo që sipas ligjit në fuqi e detyron vendin të organizojë zgjedhje të reja parlamentare brenda një afati prej 45 ditësh
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje