Sociale

OSBE për Covid-19: Në Shqipëri, lajm i mirë që nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve

Prezenca e OSBE-së, në Shqipëri ka komentuar përmes një deklarate situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë, duke theksuar se deri më tani situata është nën kontroll.

 Sipas OSBE-së, lajm i mirë është fakti që nuk ka rritje shpërthyese të të infektuarve.


“Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. Është shumë e rëndësishme që të respektohen masat që japin rezultat: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit”, shkruan OSBE-ja.

Ajo fton po ashtu qytetarët të zbatojnë me rigorizitet rregullat dhe masat e vendosura nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

“Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë, që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetike, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore, por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju”, e mbyll OSBE-ja deklaratën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë