Njerez

Oriana Fallaci shkrimtare dhe akuzat ndaj Europës

Ajo do të festonte 90 vjetorin e lindjes. E nëse do të ishte ende gjallë e me mendje e sy çeltë si përherë, kushedi sa do ta mprehte shpatën e gjuhës për ti rënë kurrizit të kësaj bote duke u përpjekur tia bënte më të butë se barkun…

Ajo është gazetarja dhe shkrimtarja italiane Oriana Fallaci.

Oriana Fallci

Unë e kam njohur atë gati gjashtë vite përpara se të ndahej nga jeta. Më kishte rënë në dorë një biografi e saj, në kohët kur ende frekuentoja gjimnazin, por me atë libër nuk arrija qashtër të plotësoja pazëllin e figurës së saj. Më vonë me ngjarjen e kullave binjake, teksa bënte një luftë të ashpër me alienin, siç quante ajo kancerin që e pat pushtuar, shfaqet në skenë dhe shkruan pas 20 vjetësh në faqet e gazetave, me një 9 kolonësh për Kullat Binjake. Në atë kohë ajo jetonte në New York në një apartament përballë Kullave.

Më vonë lexova “Letër fëmijës së palindur kurrë”, “Intervistat”, etj, deri tek “Një burrë”, autobiografi, por më tepër një elegji për burrin e jetës së saj, poetin, matematicienin dhe revolucionarin grek Alekos Panagoulis, të cilin ajo e pat intervistuar pasi doli nga burgu i juntës, diktaturës greke asokohe.

Oriana Fallaci u lind në Firenze më 29 qershor 1929, në vitet e pushtetit mussolinian. Gjatë rinisë, shteti politik e social i Italisë kishte një ndikim të madh në jetën e saj, ashtu si figuar e të atit, një liberal kundër garës për pushtetin e Musolinit, i cili vazhdoi opozitarizmin për të gjithë periudhën fashiste. Kur Italia vendosi të hynte në mënyrë active në Luftën e Dytë Botërore, Oriana Fallaci ishte pak më shumë se dhjetë vjeçe. Ajo u bë pjesë e trupës së vullnetarëve për liri kundër nazifashizmit.
Gjatë pushtimit të Firenzes nga ana e trupave nazifashiste, i ati u kap, u burgos dhe u troturua, përpara se të lëshohej i gjallë. Në moshën 14 vjeçare, ajo mori një mirënjohje nderi nga Ushtria Italiane për aktivizmin e saj gjatë luftës.

Oriana Fallacci

Konflikti përfundoi në 1945 dhe në atë kohë Oriana Fallaci do të vendoste të bëhej shkrimtare.
Kujtimi i të atit ishte shumë i pranishëm.E po ashtu edhe ai i nënëns, me të cilën i ngërthejnë edhe ditët e kaluara sëbashku me Alekos Panagulis, burri, poeti e martiri i librit “Një burrë” (1979), me të cilin shkrimtarja qe lidhur sentimentalisht.

Gazetare dhe rrëfyese, intervistuese e polemiste, Oriana Fallaci në një periudhë kohore 10-vejçare pa librat e saj të ktheheshin në bestseller, duke shkaktuar debate të thekshme mes mbështetësve dhe kritikëve të qasjes së saj ndaj botës dhe fenomeneve.
Karriera e gazetares nis kur ajo nuk ishte më shumë se 17 vjeç si raportuese për një gazetë fiorentine. Zotësia e saj e veçantë e shpie tek gazeta “Europeo”, dhe tek “Corriere della Sera”, si e dërguar speciale e mandej si korrespondente lufte: prej 1967 në Vietnam, më pas në luftën Indo-Pakistaneze, në Meksikë (1968), në Lindjen e Mesme. Në këtë periudhë dalin librat e saj të parë: Shtatë mëkatet e Hollyëoodit (1957), Seksi i mëkotë, udhëtim rreth gruas (1961), romani Penelope në luftë (1962) e Antipatikët (1963). Në vazhdim iu dedikua intervistave të përsonaliteteve të rëndësishëm të politikës, analizave të fakteve kryesore dhe të temave bashkëkohore më relevante.

Oriana Fallaci

Në fund të viteve 60” dhe në fillim të viteve 70”, fama e gazetares rritet, mbi të gjitha falë reportazheve jashtë kufijëve. E dërguar në Vietnam gjatë viteve më të vështira të luftës, publikon në 1969 “Niente e così sia”, me të cilin fiton çmimin Bancarella. Në vitet ’70 realizon intervista të rëndësishme me burra shteti dhe lidera politikë; nga Henry Kissinger te Nguyen Van Giap, nga Golda Meir a Gheddafi, Khomeini te Deng Xiao Ping. Takime që në 1974 do të publikohen në një libër “ Intervista me Historinë (1974)”. Librat e saj më të njohur shtrihen mes; romanit, reportazhit e pamfletit, të cilët shiten në miliona kopje. Nga “Letra një fëmije të palindur kurrë (1975)”, 40 edicione vetëm në Itali, deri tek Insciallah në 1990, superçmimi Bancarella. Libri i ardhshëm do të dilte në shtyp 11 vite më vonë. “Zemërimi dhe Krenaria”, i lindur prej artikullit të publikuar në “Corriere della Sera” të nesërmen e atentatit ndaj Kullave Binjake e kapitulli i parë i një triologjie antiislamike, të cilin e ndjekin “Forca e arsyes dhe Oriana Fallaci intervistë vetes”. Duke u bërë një ideologji e teokonit italian, Fallaci po ashtu i afrohet Kishës Katolike. Lajmi i takimit të saj privat me Papa Benedikti XVI ndodh në verën e vitit 2005.

Oriana Fallaci – shkrimtare. Kështu shkruhet mbi gurin e saj të varrit në varrezat e Allori në Firenze. Ajo deshte kështu. Nuk ka dyshim që Oriana Fallaci qe një shkrimtare e famshme (nga “Letra një fëmije të palindur kurrë” tek “Një njeri me një kapelë të mbushur me qershi” dhe pa përmendur listën e gjatë të publikimeve, mjafton të jemi në dijeni se ajo ka shitur mbi 20 milionë kopje në të gjithë botën). Megjithatë, Fallaci ishte mbi të gjitha një gazetare shumë e zonja. Gazetarja më e famshme dhe më e debatuar e të gjitha kohërave në Itali.

Emri i saj tashmë përpos të tjerave i asocohet ngjarjes së 11 shtatorit 2001 në New York. Fallaci, prej kohësh e sëmurë me kancer, po punonte mbi romanin e saj familjar , teksa ndodh ngjarja e Kullave Binjake e gjithçka dimë: Al Qaeda, Afganistani ishin temat e nxehta të politikës së jashtme . “Terrorizmi islamik” termi me të cilin fillonim të përballeshim e njiheshim me terror.

Kalojnë më pak se dy javë e te “Corriere della Sera”, me ftesë të drejtorit të asokohe, Ferruccio De Bortoli, një artikull i gjatë u shfaq në faqen e parë në 9 kolona. Artikulli titullohej “Zemërim dhe Krenari”. Nënshkruhej me siglën e Oriana Fallacit, e cila kishte plot 20 vite që nuk shfaqej me shkrimet e saj nëpër gazeta. Toni i përdorur dhe akuzat kundër Perëndimit që nuk kishte guxim dhe reagim ndaj Islamit, shkaktuan diskutime për muaj të tërë.

Oriana Fallaci i ishte kthyer shtypit, politikës, skenës publike, edhe pse në apartamentin e saj në Manhattan: korri duartrokitjet e disve, shpullat kritike të shumë të tjerëve për qëndrimet e saj ultranaziste. Nuk i fërshëllehu fare këto të fundit, pak peshë u dha edhe mbështetësve: dinjitoze, drejt rrugës së saj, mandej publikoi një triologji politike (Zemërim dhe Krenari, Forca e Arsyes, Apokalipsi) e vazhdoi të luftonte kundër Alienit (kështu e thërriste kancerin që po e konsumonte) deri në rikthmin në Itali, ku vdiq në Firenzen e saj më 15 shtator 2006.

Qëndrimet e Oriana Fallaci mbi Islamin, mbi fajet e dyshuara të Europës, mbi pamundësinë e një integrimi të vërtetë të muslimanëve shpesh u instrumentalizuan për qëllime politike, por Orianës i mbetet merita e pavarësisë së mendimit. Nuk i interesonte nëse ishte jashtë korit, përkundrazi. Ajo nuk donte as të ndjehej e mbrojtur nga mbështetësit ndaj kritikëve për idetë e saj: ajo dinte mirë se si të mbronte veten.

FRANCE – Oriana Fallaci

Syze tipke, të mëdha dhe flokë mbi supe të prerë drejt e të rregullt, asgjë e zakonshme nuk ndodhte në jetën e Oriana Fallaci.
Që nga fëmijëria, historia e të atit e deri në luftën e saj me kancerin. Ajo vetë thoshte:
“Besoj se se në atë kohë kam maturuar nderin tim nga guximi, fenë time nga sakrifica, frikën time nga frika”.

E kaloi adoleshencën në një familje me të ardhura të pakta, por e vendosur që ti shpenzonte ato me libra. Pasioni për koleksionizmin e shoqëroi atë gjithë jetën:
“Kur nuk jam në një dhomë me libra , më duket sikur jam në një dhomë bosh”- thoshte.

Përpara se të vdiste ia dhuroi koleksionin e saj të librave antikë “Pontificia Università Lateranense di Roma”.

Oriana Fallaci


“E konsideroj veten një fiorentine 24 karatëshe. Atë dialect flas, në fiorentino mendoj dhe ndjej. Fiorentine është kultura ime dhe edukumi im. Jashtë, kur më pyesin se kujt vendi i përkas, përgjigjem: Firenzes. Jo Italisë. Sepse nuk është e njëjta gjë.”

E ka shkruar te “Jeta e Orianës e rrëfyer nga vetë Oriana për lexuesit e “Europeo”, revista me të cilën ka bashkëpunuar gjatë.
Përpara se të bëhej Oriana Fallaci që njohim të gjithë, gazetarja e paturpshme, me syze të mëdha, një cigare gjithmonë të ndezur mes buzëve, duart e holla dhe një prerje rigoroze të flokëve, si shumë kolegë të tjerë të asaj kohe, është marrë me modë dhe spektakël, së pari për “Epoca” dhe pastaj për “L’Europeo”.
Pena e shpejtë, ajo menjëherë vë në dukje: ajo fillon të udhëtojë dhe të bëjë takime të rëndësishme, si ai me Sorayën, pastaj gruan e Shahut. Intervistat e tij nuk janë më “të zbritura” në cep të kostumit, por po ndjekin çështjet aktuale, politikat dhe lajmet. Kjo është ajo që bëjnë librat e tij, si Seksi i padobishëm, i kushtuar kushteve të grave në Lindje dhe Lindjen e Mesme, dhe të botuar në ’61.

Artikujt dhe librat shkojnë shumë mirë: Oriana Fallaci është një nga disa autorë italianë të përkthyer jashtë vendit dhe deri në fund të viteve 1960 është tani një ikonë e “gazetarisë së luftës”. Vetëm italian, është në frontin e Vietnamit – ku takon gazetarin francez François Pelou, të cilit ai mbetet i lidhur për një periudhë – dhe pastaj në Mexico City, për Olimpiadën (këtu është plagosur rëndë gjatë shtypjes së protestave të studentëve).

Fama e saj rritet, Oriana Fallaci tani është një intervistues simbolesh me pyetjet e saj të makinës me armë, shumë të përgatitur dhe shumë të apasionuar: të gjitha madhështet e asaj kohe janë ‘djegur’ nga ajo, nga Arafati deri në Indira Gandhi, duke kaluar nëpër Gadafi dhe Khomeini, para të cilit u hoq vello, një gjest që ka mbetur në historinë e gazetarisë dhe që tregon shumë për karakterin e tij të pamposhtur (dhe gjithashtu dëshirën e tij për protagonizëm, duhet thënë).
Me penë të mprehtë si shpatë, ajo menjëherë bie në sy. Oriana nis të duhëtojë dhe bën takime të rëndësishme, si ai me Sorayën, pastaj gruan e Shahut. Intervistat e saj nuk janë më ato për të të zbavitur, por kanë lidhje me çështje të mprehta të aktualitetit, politikën dhe lajmet e thelluara. Kjo është ajo që nodh edhe në librat e saj, si ‘Seksi i padobishëm”, që i është dedikuar kushteve të grave në Lindjen e Mesme, botuar në ’61.

Artikujt dhe librat ecin mrekullisht mirë: Oriana Fallaci është një prej disa autorëve italianë të përkthyer jashtë vendit dhe deri në fund të viteve 1960 do të kthehej në një ikonë të “gazetarisë së luftës”. E vetmja italiane në frontin e luftës së Vietnamit – ku takon gazetarin francez François Pelou, me të cilin ka një histori sentimentale për një periudhë – mandej shkon të raportojë në Mexico City ku mbetet e plagosur rëndë gjatë protestave të studentëve.

Fama e saj rritet; Oriana Fallaci tashmë është një intervistuese model me pyetjet e saj , shumë e përgatitur, shumë e apasionuar dhe me tytën gati, e guximshme dhe e pakompromisë: ajo kundërshton Arafatin, interviston Indira Gandhi, Gadafin dhe Khomeini, para këtij të fundit ajo guxon dhe heq hixhabin, një gjest që ka mbetur në historinë e gazetarisë dhe që tregon shumë për karakterin e tij të pamposhtur (dhe gjithashtu dëshirën e saj për protagonizëm).

Në mes gjithë arritjeve dhe kritikave qëndrojnë edhe marrëdhëniet e stuhishme me Alexandros Panagulis, të njohur si Alekos, kreu i rezistencës greke ndaj diktaturës greke: Oriana Fallaci ra në dashuri pasi e intervistatë ditën që Alekos u lirua nga burgu. Të dy, qëndruan së bashku për tre vjet, deri në aksident automobilistik të Panagulisit, aksident i pazbardhur ende mirë, në të cilin vdiq poeti dhe aktivisti politik. Me vdekjen e tij, Fallaci nisi hetimet të cilat i vazhdoi për një kohë të gjatë. Ajo i dedikoi atij librin “Un Uomo” – “Një Burrë”.

Karakteri i fort dhe i vështirë i Oriana Fallacit bënte që jo të kishte marrëdhënie të turbullta me anëtarët e familjes së saj (të cilat u pasuan edhe nga mosmarrëveshja mbi vullnetin dhe menaxhimin e të drejtave letrare post mortum të saj), por jashtë konsideratave për personalitetin dhe idetë e saj që kanë përplasur shumë syreshë, ajo ishte një pioniere e së vërtetës.

Një nga gazetaret e parë femra që kanë shkruar rreth temave të nxehta, e para reportere lufte femër kur ende nuk ishte në modë kjo lloj gazetarie, për të mos përmendur stilin e saj shumë personal në trajtimin e intervistave me të fuqishmit e kohës.

Ajo dha intervistën e saj të fundit para se të vdiste, Nju Jorkut në maj të vitit 2006, me një titull kumbues: “Unë hap gojën time dhe them:” Çfarë doni prej meje? Por në të sëmës!. Them atë që dua “.
Impulsiviteti fiorentin, e folura me ngjyra dhe shpirti polemik, edhe me kushtin e të qenurit e padurueshme, e shoqëruan atë deri në fund të jetës.

Sabina Veizaj

 

Më Shumë