Politike

Organet e reja të KQZ, lista e kandidatëve me emra të propozuar nga politika

Në listën e kandidatëve për plotësimin e organeve të reja drejtuese të KQZ-së nuk ka as më shumë e as më pak sesa një larshmëri emrash që vijnë nga pozicionet e  larta në drejtësi si emri i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, për të vijuar me poste qeveritare si ish-zv/Ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, e deri figura partiake si ajo e Haki Mustafës, ish-kryetar i njësisë bashkiake numër 11 (i propozuar nga PD) e më pas administrator i OSHEE për disa muaj (i propozuar po nga PD) pas paktit Rama-Basha për zgjedhjet e 2017-ës.

Kjo edhe për faktin se për këto organe kanë të drejtë të kandidojnë ose të propozohen, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve. Nuk përfshihen në listën e kandidatëve vetëm ata që janë anëtar aktiv në ndonjë parti politike

Organet e reja drejtuese janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve

Në listën e kandidaturave nuk mungon as emri i ish-kryetares së KQZ-së, Lefteri Lleshi, apo ish-anëtarit të propozuar nga PD-ja, Hysen Osmanaj. Nuk i ka munguar listës as këshilltarja e Grupit Parlamentar Socialist Odeta Berberi.

Komisioner

1-Iris Ruci

2-Halil Hyseni

3-Hysen Osmanaj

4-Lefterije Lleshi

5-Arben Xhiku

6-Haki Mustafa

Zv/Komisioner

1-Hysen Osmanaj

2-Arben Xhiku

3-Haki Mustafa

Komisioni rregullator

1-Iris Ruci

2-Agim Paskali

3-Hysen Osmanaj

4-Lefterije Lleshi

5-Odeta Berberi

6-Arens Cela

7-Anjeza Dajzmaili

8-Spiro Maliqi

9-Naim Mecalla

10-Durim Grabova

11-Arben Xhiku

12-Haki Mustafa

13-Lindita Tako

Komisioni i Ankimimeve

1-Agim Paskali

2-Hysen Osmanaj

3-Ledio Braho

4-Lefterije Lleshi

5-Arens Cela

6-Spiro Maliqi

7-Redinela Beqiraj

8-Durim Grabova

9-Farie Osmani

10-Theodhori Sallaku

11-Eldrina Karafili

12-Arben Isaraj

13-Lindita Tako


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë