Politike

Opozita e përçarë për Presidentin, Salianji: Ky është rasti të ulemi në një tryezë diskutimi

Pas mbledhjes së Konferencës së kryetarëve për Presidentin ku opozita u shfaq sërish e përçarë, nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Ervin Salianji shkruan se, “pjesëmarrja pa busull për presidentin po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës”

“Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh.

Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetem për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjme nga 5 ditë në 7 datën e raundit

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi njē pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejshēm të saj dhe duke mos bërē asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe  tentativa të pafundme për tu bashkuar!”, shkruan Salianji duke nënvizuar se, “ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi”

“E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gjē pse opozita nuk po dërgon emrat?”, nënvizon Salianji  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë