Ka ndodhur

Operacioni ‘Restart’ vijon, arrestohet 24-vjeçari me 30 kg kanabis

Gazeta Si – Pas arrestimit të një 24-vjeçari, numri i të ndaluarve në operacionin policor “Restart” në Korçë ka shkuar në 23.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Restart", startuar tetë muaj më parë është vënë në pranga  Ergis Zenelak, si dhe një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Mbi 24-vjeçarin rëndon vepra penale "Trafikimi i narkotikëve" mbetur në tentativë.

Është proceduar në gjendje të lirë, A. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

I arrestuari në bashkëpunim me persona të tjerë trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

30 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis janë sekuestruar, ndërsa në total shifra ka shkuar në 565.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së të arrestuarit në fshatin Ponçarë, policia gjeti dhe sekuestroi 2 çanta sportive, me 30 kg lëndë kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shokut të tij, A. Z., u gjet e sekuestrua një motor i markës “Peda Tek”, pa targa dhe dokumentacionin përkatës, i cili rezultoi i vjedhur në Maqedoninë e Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë