Drejtësia

Operacioni ‘Metamorfoza’, Astmer Bilali kërkon lirinë në Apelin e GJKKO-së

Gazeta Si - Një nga 6 të arrestuarit e operacionit "Metamorfoza", Astmer Bilali, ka apeluar masën e sigurisë së arrestit me burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit, ku u arrestuan policë, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, policia prangosi edhe Astmer Bilalin, anëtarin e bandës së Bajrave në Shkodër.

Bilali, është me precedentë penalë të mëparëshëm në Shkodër, si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.

Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, ish-boksieri u arrestua në fshatin Grudë, ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Ai u arrestua në vitin 2018 si pjesë e grupit “Bajri”. Në vitin 2020, Astmer Bilali u dënua nga gjykata me 3 vite heqje lirie, me gjykim të shkurtuar për armëmbajtje pa leje, ndërtim i paligjshëm dhe paracaktim i rezultateve sportive.

Astmer Bilali është në hasmëri me familjen Lici në Shkodër. Po ashtu, ai u përmend nga Fahrije Alija, nëna e Endri Mustafës, ky i fundit i vrarë në maj 2021, si porositës dhe i implikuar drejtpërdrejtë në vrasjen e të birit.

Babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit, Astrit Bilali dhe Brahim Bilali, u vranë me armë zjarri në vitin 2019 para banesës së tyre në lagjen 'Kiras" në Shkodër. Dy prej autorëve të dyshuar, janë tashmë pas hekurave, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Babai i tij ishte një biznesmen i njohur në Shkodër pasi zotëronte një resort hipizmi në zonën e Livadheve.

Ish-kampioni i boksit njihet për lidhjet e ngushta shoqërore me Bajrajt dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë