Arsim

Olimpiada Europiane e Matematikës, dy nxënës shqiptarë vlerësohen me medalje bronzi dhe nderi

Nga Gazeta Si- Dy nxënës shqiptarë kanë arritur një sukses në arenën ndërkombëtare duke përfaqësuar Shqipërinë me rezultate në edicionin e parë të Olimpiadës Europiane të Matematikës, e zhvilluar në Lituani. Jamarbër Rushitaj dhe Marius Gjika u vlerësuan respektivisht me medalje nderi dhe medalje bronzi.

Pas suksesit të tyre si fitues në Olimpiadën Kombëtare, dy nxënësit vijuan të spikasin edhe në këtë kompeticion ndërkombëtar, ku u përballën me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

Marius Gjika, i vlerësuar me medalje bronzi, është nxënës i shkollës “Arsakeio” Tiranë ndërsa Jamarbër Rushitaj nxënës i shkollës ”Ali Demi” Vlorë, mori medalje nderi për paraqitjen e tij dinjitoze në këtë garë të njohurive dhe logjikës.

Olimpiada Europiane e Matematikës konsiderohet një platformë e rëndësishme për të rinjtë e talentuar, pasi u jep mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në një mjedis ndërkombëtar dhe të krahasohen me më të mirët në këtë fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë