Atletike

Olimpiada e Tokios, përjashtohet mundësia e garave me dyer të mbyllura

Lojërat Olimpike të Tokios janë shtyrë për verën e ardhshme, por mbeten një temë e rëndësishme diskutimi, pasi ekziston ende frika e anulimit dhe këtë e kanë të qartë edhe vetë drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

"E kuptoj shumë mirë Japoninë, kur thotë se, nëse gjatë verës së vitit 2021 situata nuk do të jetë stabilizuar, nuk do të jetë më e mundur një tjetër shtyrje dhe kështu Olimpiada e Tokios do të anulohet”. Janë fjalët e presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bach, i cili ka folur për BBC. Ai mbetet optimist për organizimin e Lojërave Olimpike vitin e ardhshëm dhe thekson se ky eveniment do të jetë një triumf i botës mbi koronavirusin.

Tomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Gazeta Si, 21 maj 2020

Por Bach ka prekur edhe skenarë të tjerë dhe ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë në rastin më të keq, nëse pandemia nuk do të jetë zhdukur plotësisht. "Gara me dyer të mbyllura nuk duam absolutisht. Çështja është se nuk e dimë se si do të jetë bota edhe pas dy apo tre muajsh. Mes shumë skenarësh, ne po marrim në konsideratë edhe impaktin që do të kishte një karantinë e mundshme për sportistët, pa tabù", - ka thënë drejtuesi më i lartë i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë