Atletike

Olimpiada e Tokios, drejtuesit të bindur se nuk do të anulohet

Përgatitjet për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” vazhdojnë sipas parashikimeve, pa u ndikuar nga koronavirusi. Ky është qëndrimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO) në lidhje me Olimpiadën e Japonisë, që zhvillohet në gusht, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Duke parë emergjencën e krijuar veçanërisht në Azi për shkak të koronavirusit, virusit vdekjeprurës që po përhapet kudo, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku shkruhet: "Marrja e masave ndaj sëmundjeve infektive përbën një pjesë të rëndësishme të planeve të “Tokyo 2020”. Vendi pritës i Lojërave Olimpike po bën gjithçka që të gjithë të jenë në mbrojtur dhe të sigurt. "Tokyo 2020” vazhdon bashkëpunimin me të gjitha organizatat që monitorojnë në çdo moment sëmundjet infektive, në mënyrë që të marrë të gjitha masat e nevojshme”.

"Gjithashtu, - vazhdon deklarata e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, - “CIO” është në kontakte me Organizatën Botërore të Shëndetit (OMS) dhe me ekspertët e saj mjekësorë. Jemi besimplotë se autoritet kompetente, veçanërisht në Japoni dhe në Kinë, janë në gjendje ta përballojnë këtë situatë, ku shëndeti është parësor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë