Një peshk 5 metra i gjatë u kap nga peshkatarët vendas në brigjet e Kilit.
Peshkun e quajtur ‘rrem’ për ta nxjerrë nga deti u desh që të përdorej një vinç.
Grupi i peshkatarëve në qytetin e Aricës, së bashku me njerëzit që ishin mbledhur për të parë spektaklin, shpërndanë video në rrjetet sociale, duke mbledhur më shumë se 10 milionë shikime.
Një përdorues shprehu shqetësimin e tij: “Peshqit rrema jetojnë në thellësi të shtratit të detit. Thuhet se kur dalin në sipërfaqe është për shkak se pllakat tektonike janë duke lëvizur”.
Traditat vendase e konsiderojnë shfaqjen e këtyre peshqve si një ogur të keq për tërmete të mëdha dhe tsunami që do të vijnë. Besohet se kushdo që i gjen do të jetë i mallkuar.
Duke arritur gjatësinë deri në 11 metra, këta peshq jetojnë në ujë të thellë dhe kthehen në sipërfaqe vetëm kur janë të sëmurë ose pjellin vezët duke nxitur spekulimet se ata mund të kthehen në sipërfaqe me ndryshimet e motit.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



