Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka njoftuar se procesi i regjistrimit të vaksinës ruse të Sputnik-V për COVID-19 në listën e saj të vaksinave të miratuara për përdorim është pezulluar për shkak të disa të dhënave të munguara dhe procedurave ligjore.
Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Muraska kishte thënë në fillim të këtij muaji se të gjitha pengesat për regjistrimin e vaksinës nga OBSH ishin tejkaluar dhe se vetëm disa procedura burokratike kishin mbetur për t’u përfunduar, por nga OBSH nuk rezulton kështu.
“Ne po punojmë me Ministrinë Ruse të Shëndetësisë pothuajse çdo ditë për të adresuar çdo çështje të mbetur që duhet të plotësohet nga Fondi i Investimeve Direkte Ruse, ” ka thënë Mariangela Simao, ndihmës drejtore e përgjithshme e OBSH-së në ilaçe dhe produkte shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.