Sociale

OBSH paralajmëron për rritje të të infektuarve, OKB krijon fondin e ndihmës

Në një konferencë për mediat kreu i OBSH Tedros Adhamos tha se në javët e kaluara është rritur shumë numri i personave të infektuar, vdekjet janë dyfishuar dhe për pak ditë mund të kemi mbi 50. 00 të vdekur. Ai thotë se është shumë e rëndësishme që të kryhen teste dhe të izolohen rastet. Më herët u bë me dije nga OBSH se pavarësisht përmirësimit në vendet e mëdha si Kina dhe Koreja e Jugut, pandemia e koronavirusit është shumë larg përfundimit në atë rajon.

“Do të jetë një betejë afatgjatë dhe nuk duhet të ndalemi. Duhet që çdo vend i botës të vazhdojë masat kundër virusit bazuar në situatën në terren”, tha drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai.

Ndërkohë që janë konfirmuar më shumë se 200 mijë persona të prekur nga kornavirusi i ri në të gjithë botën nga të cilët kanë humbur jetën, mbi 8 mijë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ka deklaruar se koronavirusin është kërcënimi më i madh global që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një fjalimit Guterres tha se ndikimi socio-ekonomik i kësaj pandemie ka gjasa të ndikojë në stabilitetin dhe zgjerimin e të konflikteve. Ai bëri thirrje për një përgjigje globale më të fuqishme dhe efektive ndaj kësaj pandemie. Gjithashtu, theksoi se një gjë e tillë është e mundur vetëm “nëse të gjithë bashkohen dhe harrojnë lojërat politike dhe e kuptojnë se në pyetje është fati i njerëzimit”.

“Magnituda e përgjigjes duhet të jetë konform shkallës së krizës, e koordinuar dhe  duke u bashkuar të gjithë dhe  të udhëhiqemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm.

Më tej Guterres njoftoi për krijimin e një Fondi të Reagimit dhe Rimëkëmbjes ndaj COVID-19, që do të mbështet përpjekjet e vendeve me të ardhurat e ulëta dhe ato të mesme, me qëllim të aftësimit sa më të shpejtë të qeverive që kanë trajtuar krizën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë