Shendet

OBSH: Omicron infekton të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen

Omicron po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe po shkakton infeksione tek njerëzit e vaksinuar ose që janë shëruar nga sëmundja, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Shkencëtari kryesor i OBSH-së, Soumya Swaminathan, shtoi se nuk do të ishte gjë e duhur të mendohej se nga provat e hershme se Omicron ishte një variant më i butë se variantet e mëparshme. Sipas saj varianti po shmang me sukses disa përgjigje imune, që do të thotë se programet përforcuese që po zbatohen në shumë vende duhet të synohen drejt njerëzve me sistem imunitar më të dobët.


"Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta. Dhe ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar ose të rikuperuar nga COVID-19 të infektohen ose të riinfektohen," tha në konferencë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Komentet e tyre i bënë jehonë gjetjes së studimit nga Kolegji “Imperial” i cili tha se javën e kaluar rreziku i riinfektimit ishte pesë herë më i lartë se me variantet e tjera.
Ndërsa mbrojtja e antitrupave mund të bjerë, ekspertët kanë shpresë se qelizat T, shtylla e dytë e një përgjigjeje imune, mund të parandalojnë sëmundje të rënda duke sulmuar qelizat e infektuara njerëzore.
"Megjithëse ne po shohim një reduktim të antitrupave neutralizues, pothuajse të gjitha analizat paraprake tregojnë se imuniteti i ndërmjetësuar nga qelizat T mbetet i paprekur, kjo është ajo që ne vërtet kërkojmë”, tha eksperti i OBSH-së Abdi Mahamud.


Përfundimi i Pandemisë.
Në një periudhë afat të shkurtër, Tedros tha se festimet në shumë vende do të çonin në "rritje të rasteve, sisteme të mbingarkuara shëndetësore dhe më shumë vdekje" e u kërkoi njerëzve të shtyjnë festimet.
Por ekipi i OBSH-së ofroi gjithashtu disa shpresa për një botë të lodhur që përballet me valën e re se 2022 do të ishte viti që do të përfundonte pandemia, e cila tashmë vrau më shumë se 5.6 milionë njerëz në mbarë botën.
Ai vuri në dukje zhvillimin e vaksinave të gjeneratës së dytë dhe të tretë dhe zhvillimin e mëtejshëm të trajtimeve antimikrobike dhe inovacioneve të tjera.


"Ne shpresojmë ta transferojmë këtë sëmundje në një sëmundje relativisht të lehtë që parandalohet lehtësisht, që trajtohet lehtësisht. Nëse ne mund ta mbajmë transmetimin e virusit në minimum, atëherë mund t'i japim fund pandemisë," tha në konferencë Mike Ryan, eksperti kryesor i urgjencës i OBSH-së.
Sidoqoftë, Tedros tha gjithashtu se Kina, ku koronavirusi SARS-CoV-2 u zbulua për herë të parë në fund të 2019-ës, duhet të ofrojë të dhëna dhe informacione në lidhje me origjinën e tij për të ndihmuar reagimin në vazhdim.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë