Shendet

OBSH: Nuk ka nevojë për një dozë përforcuese të vaksinës, pavarësisht variantit delta

Ndërkohë që disa vende janë nën presionin e variantit delta OBSH deklaron se nuk ka nevojë për një dozë përforcuese të vaksinave.

“Ne nuk kemi informacionin e nevojshëm për të rekomanduar nëse do të jetë i nevojshëm një përforcues”, tha Soumya Swaminathan, shkencëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas saj një thirrje e tillë është e parakohshme, në një kohë kur personat me rrezik të lartë në pjesën më të madhe të botës nuk kanë përfunduar akoma kursin e parë të vaksinimit.

Dozat përforcuese kundër Covid-19 me shumë mundësi do të fillojnë të bëhen në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtë për të shmangur një tjetër rritje infeksionesh gjatë dimrit. Shtatë vaksina të ndryshme po testohen te vullnetarët në Angli, në studimin e parë në botë, tha sekretari i shëndetësisë Matt Hancock muajin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë