Sociale

OBSH: Një në 10 njerëz e ka kaluar Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se një në 10 mund persona në të gjithë botën mund të kenë kaluar tanimë Covid-19.

Sipas OBSH-së, e cila ka realizuar një studim të gjërë në vendet më të prekura, kjo do të thotë se pjesa më e madhe e popullsisë së botës është e prekshme nga koronavirusi.

Mike Ryan, eksperti më i mirë i urgjencës i OBSH-së tha sot në një fjalim se shpërthimet e rasteve të reja ishin duke u rritur në disa pjesë të Azisë jug-lindore dhe se numri i viktimave ishin në rritje në pjesë të Europës dhe rajonit të Mesdheut lindor.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Sigurisht shifrat ndryshojnë në varësi të vendit, ndryshojnë nga qyteti në fshat, ndryshojnë në varësi të grupeve. Por ajo që do të thoë është se shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”, deklaroi ai. “Tani jemi drejt një periudhe të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet.”

OBSH njoftoi po ashtu se ka dorëzuar një listë të ekspertëve për të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar në Kinë për të hetuar origjinën e koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë