Ngjarje

OBSH: Covid-19 të riinfekton. Pasaporta e imunitetit rrit rrezikun

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se aktualisht nuk ka prova që njerëzit që janë shëruar prej Covid-19, të jenë më pas të mbrojtur nga një infeksion i dytë nga koronavirusi.

Në një deklaratë të shkurtër për shtypin, agjencia e kombeve të bashkuara i ka paralajmëruar qeveritë që mos të lëshojnë “pasaporta imuniteti” ose “çertifikata pa risk” ndaj njerëzve që janë infektuar. Kjo pasi saktësia e këtyre dokumentave nuk është e garantuar.

Madje praktika mund të rrisë rrezikun e vazhdimit të përhapjes së virusit pasi njerëzit që janë shëruar mund të injorojnë këshillat e masave paraprake për të bërë kujdes ndaj infektimit me virus, shprehet OKB-ja.

“Disa qeveri kanë sugjeruar se zbulimi i antitrupave në SARS-CoV-2, virusin që shkakton Covid-19, mund të shërbejë si bazë për “pashaportat e imunitetit” apo të “çertifikatave pa risk” që iu mundësojnë individëve të udhëtojnë dhe të kthehen në punë më mëndimin se ata janë të mbrojtur nga riinfektimi”, u shpreh OBSh-ja. “Aktualisht nuk ka prova se njerëzit e shëruar nga Covid-19 janë të mbrojtur nga një riinfektim i dytë”, vazhdon ajo.

Kili javën e kaluar, ka qenë shteti i parë që  ka thënë se do i’u japë “pashaporta imuniteti” qytetarëve të saj që janë shëruar prej koronavirusit. “Sapo të shihet se qytetarët kanë zhvilluar antitrupa që i bëjnë imun ndaj virusit, këta individë mund t’i rikthehen menjëherë punës”, ka qënë njoftimi për shtyp i qeverisë kiliane.

OBSh-ja shprehet se po vazhdon të rishikojë literaturën shkencore mbi mënyrën e përgjigjes të antitrupave ndaj virusit. Sipas Reuters, 2.8 milionë njerëz gjer tani janë raportuar të jenë infektuar prej këtij virusi dhe 196,298 kanë ndërruar jetë prej tij.

Shumica e shtudimeve kanë treguar se njerëzit që shërohen prej infeksionit kanë antitrupa ndaj virusit, sipas OBSh-së. Por disa prej tyre kanë nivele shumë të ulëta të antitrupave neutralizues në gjakun e tyre, “duke sygjeruar kështu se imunitetit qelizor mund të jetë kritik për rimëkëmbjen e shërimit nga ky virus”, ka shtuar ajo. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë