Ngjarje

Pikë kthese në Britani, 50 mln kite për testim serologjik masiv. Në 20 minuta analiza

Qeveri britanike ka urdhëruar sot prodhimin e 50 milionë testeve e të reja seriologjike, të cilat tregojnë nëse një pacient ka fituar ose jo imunitet nga koronavirusi. Testimi në masë është pjesë e strategjisë së Britanisë së Madhe për të parë nëse mund të arrihet “imuniteti i tufës”, për të cilën ekspertët janë të bindur se është “arma” më efektive në betejën kundër Covid-19.

Një ekip i shkencëtarëve të lartë britanikë ka bërë të ditur se deri në qershor, qytetarët do të jenë në gjendje të zbulojnë nëse kanë fituar imunitet ndaj virusit dhe më pas do të lejohen të kthehen në punë dhe t’i rikthehen jetës normalë.

Lajmi vjen ndërkohë që kryeministri Boris Johnson përgatitet të kthehet përsëri në punë, pas shtrimi në spital, ku qëndroi në kujdes intensiv për dy ditë. Kreu i qeverisë britanike se do të “shikonte në luftën kundër virusit që gati e vrau”. Pandemia arriti një tjetër moment historik dje ndërsa numri i vdekjeve në mbarë botën arrit në mbi 200 mijë.

Testet serologjike, Gazeta Si, 2020

Testet e reja të imunitetit janë prodhuar nga shkencëtarët e Oksfordit, të cilët kanë bashkëpunuar me grupin e punës kundër koronavirusit në qeverinë britanike.

Përdoruesit e testit duhet të hedhin një pikë gjaku për analizimin e anti-trupave. Pastaj, ashtu si testet e shtatzënisë, nëse pas 20 minutash shfaqen dy rreshta, ju jeni imunë ndaj koronavirusit dhe keni antitrupa për ta luftuar. Nëse shfaqet një vijë do të thotë se jeni të prekshëm ndaj koronavirusit ose testi ka dështuar.

Sipas planit të qeverisë britanike, përdoruesi do të fotografonte rezultatin pozitiv dhe do ta dërgonte në një adresë zyrtare të vënë në dispozicion nga autoritetet, ku ekspertët do t’i fusin detajet e tyre në një bazë të dhënash.

Studiuesit janë të bindur se mund të prodhojë deri në 1 milion teste deri në verë dhe 50 milionë deri vitin e ardhshëm.

'Kjo është një histori e mrekullueshme, se si ekspertët tanë po i bëjnë ballë sfidës së Covid-19, dhe unë kam shpresë se produkti i tyre do të ndikojë në betejën tonë kundër kësaj sëmundje të tmerrshme”, u shpreh ministri britanik i Shëndetësisë Lord Bethell.

Kryeministri britanik Boris Xhonson, Gazeta Si, 2020

Sidoqoftë, ka të ngjarë të ketë skepticizëm në lidhje me këtë plan, për shkak të premtimit të qeverisë britanike për të kryer 100,000 teste në ditë për ata ata që dyshojnë se janë infektuar. Boris Johnson thotë se po pret me padurim që të fillojë punën të hënën për të forcuar kontrollin e qeverisë  së tij, mbi krizën e koronavirusit. Kryeministri u tha ndihmësve gjatë një mbledhjeje që mjekët i kishin dhënë leje të kthehej.

Johnson, i cili doli nga spitali dy javë më parë, e ka kaluar javën e kaluar duke u rikthyer gradualisht në punë, dhe duke mbajtur takime në Zoom me ministrat dhe ekspertët.

Plani i qeverisë gjithashtu kundërshton udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit që vendet nuk duhet të lëshojnë të ashtuquajturat 'pasaporta imuniteti' për të lehtësuar bllokimet, sepse nuk kishte prova që njerëzit që kanë antitrupa pas shërimit nga virusi ishin të mbrojtur nga infektimi me koronavirus për herë të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë