Përhapja e koronavirusit është etiketuar një pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Kreu i OBSH-së, Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se numri i çështjeve jashtë Kinës është rritur tashmë 13 herë gjatë dy javëve të fundit. Ai tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga “nivelet alarmante të mosveprimit” ndaj virusit.
Një pandemi është një sëmundje që po përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë. Sidoqoftë, dr.Tedros tha se rikonsiderimi i përcaktimit si një pandemi, nuk do të thotë që OBSH po ndryshonte këshillat e saj për atë që vendet duhet të bëjnë. Ai u bëri thirrje qeverive të ndryshojnë rrjedhën e shpërthimit duke ndërmarrë “veprim urgjent dhe agresiv”.
“Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të shtypet dhe kontrollohet”, tha ai. “Sfida për shumë vende që tani po përballojnë raste masive ose transmetim komunitar nuk është nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë (si vendet që ia kanë dalë) – është nëse ata do ta bëjnë diçka të tillë.”
Qeveritë duhej të “arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përhapjes dhe respektimit të jetës njerëzore”.
“Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur të gjithë qytetarët. Është diçka e bëshme”, tha ai.

Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




