Shendet

OBSH: Gripi mund të jetë një problem më i madh këtë dimër se Covid-19

Në nivel global, rastet e gripit mbeten "në nivele më të ulta nga sa pritej për këtë periudhë të vitit", sipas raportit të fundit të mbikëqyrjes së OBSH-së, por ekspetët thonë se ekziston rreziku i një rritje globale të rasteve. Ekspertët shpjegojnë se pas më shumë se 18 muaj bllokimesh dhe kufizimesh, gjatë të cilave qarkullimi i gripit është ulur shumë, shkencëtarët kanë frikë nga një ringjallje e gripit mesh individëve me imunitet të dobët. OBSH theksoi se nuk ka pasur raportime për rase të shumta të rasteve të gripit.

John McCauley, drejtor i Qendrës Botërore të Gripit në Institutin “Francis Crick”, Londër bëri thirrje për kujdes dhe tha se është e vështirë  të gjykohet se sa serioze do të jetë një çështja e gripit në muajt në vazhdim.

"Ne ka të ngjarë të jemi më të ndjeshëm ndaj gripit pasi imuniteti i përgjithshëm i popullatës nuk është krijuar. Sipas të dhënave të fundit rastet e gripit po rriten për shkak të udhëtimeve,” shtoi ai.

Në verë, profesori Anthony Harnden, nënkryetari i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin në Londër paralajmëroi se "gripi mund të jetë potencialisht një problem më i madh këtë dimër sesa Covid".

"Ne kemi pasur një prevalencë shumë, shumë të ulët të gripit vitet e fundit, veçanërisht gjatë bllokimit kur ishte zero dhe e dimë se kur gripi ka qarkulluar në një numër shumë të ulët, imuniteti në popullatë bie dhe ai kthehet me shifra të larta,” shtoi Harnden.

Burimi: The Independent/ Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë