Ngjarje

OBSH paralajmëron qeveritë: po luani me zjarrin, duhet të rritni numrin e testimeve

Drejtori i përgjithshëm i OBSH, në një konferencë të kryer sot, ka kritikuar vendet e prekura nga COVID-19, pse nuk kanë hequr dorë nga testimi rutinë për të gjithë pacientët e dyshuar me koronaviruisn e ri.
Tedros Adhamon, paralajmëroi se pandemia nuk do të ndalet nëse mjekët nuk e dinë se kush është i infektuar.
“Ju po luftoni me zjarrin” tha ai.
Pothuajse 175,000 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri në të gjithë botën, e deri më tani ka më shumë se 6.500 vdekje të regjistruara në çdo kontinent, përveç Antarktidës.
Gjatë konferencës që u mbajt në Gjeneve, Tedron bëri thirrje të gjitha vendëve të zhvillojnë programet e tyre të testimit.
“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha venet, testoni, testoni, testoni,” tha eksperti.
Sipas ekspertit, pa testime, rastet nuk mund të izolohen dhe zinxhiri i infeksionit nuk do të prishet, duke kërcënuar kështu aftësinë e botës për të luftuar virusin.

“Çdo ditë po prodhohen më shumë tamponë për të përmbushur kërkesën globale”, theksoi Tedros.
Ndër të tjera eksperti tha se ka vende qëe janë refuzuar të përdorin testin e gjakut, i cili zgjat vetëm 15 minuta dhe kryhet edhe në kushtet e shtëpisë. Testi, kryet në mënyrë të thjeshtë, duke marrë një pikëz gjaku nga gishti dhe rezultatet shfaqen në mënyrë të ngjashme me ato të testit të shtatzënisë dhe potencialisht kursejnë vonesa në daljen e diagnozës.
Paralajmërimi i Tedros vjen pasi rastet e vdekjeve dhe infektimit, tashmë janë shumë më të larta jashtë Kinës dhe Europa cilësohet si epiqendra e pandemisë tashmë.
Më shumë se 90,000 raste janë regjistruar të infektuar në 152 vende. Për një kohë të gjatë, Kina përbënte pjesën më të madhe të rasteve pasi virusi vdekjeprurës u shfaq në qytetin e Wuhan në dhjetor 2019. Por, ndërsa COVID-19 u përhap me shpejtësi në të gjithë globin brenda disa javësh, Evropa tani është bërë epiqendra e re e virusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë