Për pak minuta fillon ndeshja eliminatore për kampionatin Europian, Angli – Kosovë. Do të përballen dy ekipet që kryesojnë grupin dhe që deri më tani janë paraqitur si pretendentë kryesore për tu kualifikuar.
Në këto kushte edhe atmosfera paraprake në prag të kësaj ndeshje është shumë e veçantë. Më së shumti e krijuar nga tifozët kosovare “Dardanët” që mësohet se janë të shumtë në mbështetje të ekipit përfaqësues.
Thirrjet e tyre “O sa mirë me qenë shqiptarë o hej” kanë tërhequr vëmendjen e vendasve të cilët i kanë ndjekur me kuriozitet teksa ata parakalonin në rrugë dhe trotuare.
Disa video të shpërndara në rrjetet sociale, kanë bërë xhiron e medieve botërore, duke i cilësuar dardanët unik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.