Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit arrin ditën e 299. Një raketë izraelite vrau shefin e Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran.
Ai ishte në një banesë kur u vra.
Siç raporton NYT, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka dhënë urdhrin për të “goditur drejtpërdrejt Izraelin” në shenjë hakmarrjeje.
Ndërkohë, IDF sulmoi edhe Bejrutin, ku ishte shënjestruar bastioni i Hezbollahut, dhe njoftoi vrasjen e Fouad Shukr, i konsideruar numri 2 i grupit ekstremist.
Një burim i Hezbollahut konfirmon vrasjen: “Trupi i Shukrut u gjet”. “Ne u kemi dhënë goditje shkatërruese të gjithë armiqve tanë”, deklaroi kryeministri izraelit Netanyahu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.