Sociale

Autobusi nuk ka ngrohje, shkolla e Darëzezës në protestë

Kushtet jo të mira të transportit publik kanë bërë që nxënës dhe mësues në fshatin Darzezë të Fierit të bojkotojnë mësimin.

Ata shprehen se autobusi që është vënë në dispozicion nuk ka ngrohje dhe do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kushteve. Nxënësit kanë bojkotuar mësimin prej dy ditësh.

Në shkollën e Darzezës janë rreth 100 nxënës të arsimit 9-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë