Sociale

Numri më i lartë deri tani: 19 të vdekur dhe 744 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë të prekur nga Covid-19, numri më i lartë ky që nga fillimi i pandemisë. Personat që kanë ndërruar jetë ishin,7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
Ndërkaq janë shtuar dhe 744 raste të reja nga  2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
"Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar," thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (24 nëntor 2020)
Raste të reja ditore 744
Të shëruar ne 24 orë 436
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 2.505

Testime totale 177.705
Raste pozitive 34.300
Raste të shëruara 16.666
Raste Aktive 16.899
Humbje jete 735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë