Politike

Nuk u pranua në garën e PD, Gjykata e Tiranës refuzon padinë e Mereme Selës

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Tiranës refuzoi padinë e Mereme Selës kundër përjashtimit të saj nga gara për zgjedhjet e 23 majit për kryetarin e PD.

Gjykata e Tiranës, në vendimin e marrë disa ditë më parë (8 maj) thotë se padia nuk plotëson një sërë kushtesh ligjore.

“Mereme Sela, nuk ka përcaktuar qartë të dhënat që shërbejnë për identifikimin e palës paditëse, nuk ka paguar tarifë gjyqësore si dhe në kërkesë-padi nuk janë parashtruar qartë faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim”, thotë Gjykata.

 Po ashtu, gjykata thekson se kërkesa nuk përmbante qartësisht rrethanat faktike dhe pretendimet që kërkoheshin të provoheshin në proces.

Në vendim evidentohet gjithashtu se pala e paditur nuk ishte identifikuar saktë si person juridik dhe se aktet e bashkëngjitura ishin dorëzuar në formë fotokopjesh të panjësuara me origjinalin.

Mejkja Mereme Sela çoi në gjykatë zgjedhjet në PD, pasi ajo pretendonte se është lënë pa të drejtë jashtë garës së 23 majit.

Kandidimi iu refuzua edhe Ervin Salianjit, Alesia Balliut e Evi Kokalarit, të cilët deri më tani nuk kanë bërë asnjë ankimim, duke lënë të vetëm në garë Sali Berishën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë