Një moment i vështirë ka shoqëruar legjendën e rock-ut Rod Steëart gjatë një koncerti në Utah të SHBA-së. Këngëtari 81-vjeçar për pak humbi ndjenjat gjatë performancës së tij, duke u detyruar të ndërpriste për pak minuta koncertin për të marrë oksigjen direkt në skenë.
Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, Stewart u pa duke u mbështetur te instrumentet muzikore, mbrojtëset e skenës dhe një shtyllë, ndërsa përpiqej të vazhdonte performancën. Në një moment, anëtarët e stafit i sollën një bombol oksigjeni në skenë, nga e cila ai mori disa frymëmarrje të thella para se t’i drejtohej sërish publikut.
Pavarësisht shqetësimit shëndetësor, artisti britanik arriti ta përfundonte koncertin, por këtë herë i ulur në një karrige.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje