Lajme

Nuk transmetojnë ndeshjen, radiot franceze akuzojnë FSHF: Rriti çmimin dhe na shpërfilli

Radiot franceze nuk do të transmetojnë drejtpërdrejtë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës dhe fajtori, sipas tyre, është Federata Shqiptare e Futbollit që u ka kërkuar një pagesë përtej rregullores që përcakton UEFA.

Radiot “Europe 1”, “Radio France”, “RFI” dhe “RMC” thanë se kishin marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit një kërkesë, ku thuhej se për “shpenzime teknike” ishte rritur çmimi i transmetimit për radiot e huaja.

Këto radio thonë se kjo kërkesë nuk mbështetet në asnjë rregull të UEFA-s, përkundrazi i shkel këto rregulla.

Që të katërt transmetuesit radiofonikë, më të mëdhenjtë në Francë deklarojnë se u përpoqën që këtë përplasje ta zgjidhnin përmes federatës franceze. Në deklaratën e tyre thuhet se prisnin një përgjigje para orës 19:00 të së premtes dhe akuzojnë FSHF-në se ka shpërfillur kërkesat e tyre, duke mos u kthyer përgjigje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë